Home PRIZRENI ME RAJON Gjenden 4 granata dore dhe 2 mijë fishekë në Prizren

Gjenden 4 granata dore dhe 2 mijë fishekë në Prizren

0
Gjenden 4 granata dore dhe 2 mijë fishekë në Prizren

Një qytetar nga Prizreni ka raportuar në polici se duke punuar ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese.

Njësitet përkatëse të FSK-së kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në tri granata dore dhe 2 mijë fishekë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Njoftimi i plotë i policisë:

GJETJE E MJETEVE TË DYSHUARA SHPËRTHYESE/Prizren, 13.07.2022 – 15:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse të FSK-së të cilët kanë aktivizuar një granatë dore dhe kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes tre (3) granata dore dhe rreth dy mijë (2000) fishekë të kalibrave të ndryshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here