Elvis Kelmendi dhe dy të tjerë janë dërguar në mbajtje në Sarajevë, ndërkohë katër të arrestuarit tjerë janë lliruar pas hetimeve penale, ka raportuar portali sarajevas “klix” të mërkurën.
Kelmendi, Ajlin Ahmiq dhe Anel Sejfoviq i janë dorëzuar Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, pasi u arrestuan të martën në kuadër të operacionit të madh “Rez” të kryer nga pjesëtarët e policisë së kantonit të Sarajevës dhe të kantonit Hercegovina-Neretva. Katër të tjerët, emrat e të cilëve nuk janë zbuluar janë liruar.
Ata u arrestuan në Sarajevë dhe Neum në kuadër të një aksioni kundër krimit të organizuar.
Sipas “Klix”, ndaj tre të dyshuarave që janë dërguar në mbajtje, prokurori i rastit do të caktojë paraburgim prej një muaji në brenda afatit të paraparë me ligj.
Ata akuzohen se kanë kryer vepra penale të krimit të organizuar, si dhe për kontrabandë ndërkombëtare, trafik të paligjshëm të sasive të mëdha të narkotikëve si dhe vepra të tjera kriminale.
“Sipas provave të mbledhura, në rastin në të cilin ishte arritur bashkëpunim i rëndësishëm ndërkombëtar, të dyshuarit vepronin si grup i organizuar kriminal, me role dhe detyra të ndara, të cilët për një kohë të gjatë kontrabandonin dhe shisnin sasi të mëdha të lëndëve narkotike në mënyrë të paligjshme. tregu i drogës i Sarajevës dhe qyteteve të tjera të drogës”, thonë nga Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës, përcjell “Klix”.
Kelmendi, nga mediat e Bosnjës është quajtur si i “biri i bosit kosovar të drogës”, duke iu referuar babait të tij, Naser Kelmendi.