Home LAJME ASK: Inflacioni në qershor arriti mbi 14 për qind

ASK: Inflacioni në qershor arriti mbi 14 për qind

0
ASK: Inflacioni në qershor arriti mbi 14 për qind

Inflacioni ka arritur në mbi 14 për qind.

Sipas vlerësimeve të Agjencisë së Statistkave, produktet që janë shtrenjtuar më së shumti janë buka, drithërat, mishi, pemët dhe karburantet.

Sipas ASK-së rritje të dukshme kanë pasur edhe çmimet e drithërave, mishit, pemëve dhe karburanteve, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar

Në raportin e publikuar më 12 korrik, thuhet se rritja e çmimit të karburanteve arriti në 15.4 për qind, krahasuar me muajin maj apo 67,3 për qind për dallim nga qershori i 2021-s.

“Buka dhe drithërat (1,1%), mishi (1,4%), pemët (3,0%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (2,2%), kafja, çaji dhe kakao (2,3), pijet alkoolike (1,5%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6,0%),mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1,8%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (15,4%), shërbimet për transport (5,9%), pushime të organizuara (4,1%), shërbimet hoteliere (2,3%)”, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës përcjell Klankosova.tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here