Home RAJONI DHE BOTA Varianti i ri i virusit: Taskforca zvicerane kërkon masa më të ashpra

Varianti i ri i virusit: Taskforca zvicerane kërkon masa më të ashpra

0
Varianti i ri i virusit: Taskforca zvicerane kërkon masa më të ashpra
People wearing protective mask walk in a shopping street during the coronavirus disease (COVID-19) outbreak in old city of Lausanne, Switzerland, Thursday, October 29, 2020. In Switzerland, from midnight masks should be worn outdoors in all built-up urban areas where "the concentration of people does not allow the necessary distances to be respected". Masks would also be required in all publicly accessible indoor spaces, such as markets, waiting areas for buses and trains, etc. (KEYSTONE/Laurent Gillieron)

Përhapja e tij, nëse ka ndodhur ose do të ndodhë, do ta bënte më të vështirë kontrollimin e epidemisë në Zvicër

Task forca federale për luftimin e koronavirusit, kërkon që urgjenca e masave të rrepta të rritet për shkak të variantit të ri, më ngjitës të virusit.

Zgjerimi i menjëhershëm i kapaciteteve të testimeve në nivele kantonale dhe ai i kapacitetet gjurmuese është gjithashtu i nevojshëm, shkruan srf.ch.

Pas zbulimit të variantit të ri të virusit në Zvicër në dy mostra, duhen bërë përpjekje të mëdha për të analizuar nëse virusi është tashmë më i përhapur në Zvicër, shkruan task forca në një deklaratë.

Përhapja e tij, nëse ka ndodhur ose do të ndodhë, do ta bënte më të vështirë kontrollimin e epidemisë në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Task forca pati komunikuar qysh nga mesi i muajit që, nga këndvështrimi i saj, nevojiten masa të rrepta dhe gjithëpërfshirëse. Shfaqja e variantit të virusit, i cili ndoshta është edhe më ngjitës se i pari, e rrit këtë urgjencë, shkruan Task Force.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here