Home LAJME Në shtator do të vijnë në Kosovë mjekët nga ShBA dhe Italia për t’i operuar fëmijët me anomali në zemër

Në shtator do të vijnë në Kosovë mjekët nga ShBA dhe Italia për t’i operuar fëmijët me anomali në zemër

0
Në shtator do të vijnë në Kosovë mjekët nga ShBA dhe Italia për t’i operuar fëmijët me anomali në zemër

Për një javë rresht, në muajin shtator, do të qëndrojë në Kosovë organizata Gift of Life, e cila do të operojë fëmijë me anomali në zemër.

Kjo ishte temë diskutimi në takimin në mes të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, me Albana Krasniqi, drejtoreshë e organizatës “Gift of Life Interantional” dhe koordinatore për Kosovën dhe aktivistit të kësaj organizate Mazllum Belegut.

“Ky takim është realizuar në kuadër të përgatitjeve dhe koordinimit të punëve, për ardhjen e ekipit të mjekëve nga data 10 deri më 17 shtator 2022, në Prishtinë, dhe të cilët janë pjesë e organizatës Gift of Life.

Ky ekip i mjekëve do të operojnë falas disa fëmijë, të cilët kanë probleme në zemër, dhe që shërimi i tyre tashmë është bërë i mundur në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Operacionet që do të kryhen falas nga ekipet e “Gift of Life” nuk janë të mundshme të bëhen nga mjekët në Kosovë, por janë edhe tejet të kushtueshme.Në shtator ky mision i organizatës “Gift of Life” do të përfundojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here