Përmes një postimi në facebook kryetari i Bashkësisë Lokale në Zhur, Behar Begaj, ka njoftuar se vëllezërit Sope që punojnë dhe veprojnë në mërgim, një person nga Vërmica i cili ka dashur të mbetet anonim dhe pronari i furrës së bukës “Aroma” në Zhur u kanë dalur në ndihmë skamnorëve për festën e Kurban Bajramit.
Njoftimi i plotë:
Tradita shumvjeçare vazhdon;
E filluam para shumë vitesh së bashku me humanistin,tashmë të ndjerin, z.Elez Sope dhe po e vazhdojnë me krenari pasardhësit e tij vëllezërit Sope.
Edhe pse ata kanë kërkuar që të mbeten anonim, ne nuk mund të mos i përmendim dhe të mos i falenderojmë vëllezërit Sope sepse janë ata që sa herë kërkohet ndonjë përkrahje,deri më sot nuk ka munguar asnjëherë.
Faleminderit vëllezër Sope!
Allahu qoftë i kënaqur me punët dhe veprat tuaja të mira!
Këtij aksioni iu bashkangjit edhe një person anonim nga Vërmica i cili dhuroi 10 Kurban për nder të festës së Kurban Bajramit.
Allahu ja shpërbleft me të mira!
Pos kësaj,mbeshtetje vjen edhe pronari i furrës së bukës ‘Aroma’ në Zhur z. Gëzim Ninaj ,i cili dhuroi 1000 kg miell për familjet në nevojë.
Nuk dua të jetë hera e fundit, do më keni përkrah edhe herave tjera u shpreh pronari i furrës Aroma.
Një falenderim shkonë edhe për vëllezërit Nertil dhe Azir Rizanaj për prerjen e këtyre kurbanëve.
Në emrin tim personal, në emër të komisionit për ndihma,si dhe në emër të familjeve në nevojë,falenderojmë humanistët,qofshi faqebardhë!
Me respekt kryetari i BL Zhur Behar Begaj!
Urime Kurban Bajrami!
