FSK-ja dhe USH-ja në trajnim nga forcat elite të ushtrisë amerikane

Një ekip i Brigadës së Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA-së është vendosur në Shqipëri për të mbështetur dhe këshilluar Batalionin e Dytë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore. Krahas tyre, kjo brigadë do ta asistojë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, efektivë të së cilës u janë bashkëngjitur atyre të ushtrisë shqiptare dhe për ditë të tëra do të jenë nën asistencën amerikane
Është aktivizuar të premten në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SFAB), një ekip i së cilës do të mbështesë dhe të këshillojë Batalionin e Dytë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore.

Krahas Forcave Tokësore të Ushtrisë Shqiptare, kjo brigadë do ta asistojë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), efektivë të së cilës u janë bashkëngjitur atyre të ushtrisë shqiptare dhe për ditë të tëra do të jenë nën asistencën amerikane.

SFAB është njësi e specializuar që ka për mision kryesor stërvitjen, këshillimin, ndihmën dhe realizimin e operacioneve me vendet aleate dhe partnere. Pjesëtarët e kësaj brigade janë kryesorët për çështje taktike në ushtri.

Në ceremoninë e organizuar në Tiranë, në prani edhe të ministrit të Mbrojtjes Shqipërisë, Niko Peleshi, dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim, është theksua rëndësia e ndërveprueshmërisë mes aleatëve të NATO-s në një terren të ri për sigurinë botërore.

Ministri Peleshi ka vlerësuar mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që SHBA-ja ka dhënë për Forcat e Armatosura.

“Ky grup-batalion është objektivi ynë kryesor në NATO dhe jemi duke punuar intensivisht për të bërë të mundur realizimin e të gjitha detyrimeve në këtë kuadër dhe padyshim asistenca e ekipit amerikan është e një rëndësie të veçantë. Jam i bindur që puna juaj do të japë frytet e saj dhe do të kurorëzohet me certifikimin e suksesshëm që kjo strukturë do t’i nënshtrohet gjatë muajit shtator të këtij viti”, ka thënë ai.

E, tek ka theksuar vendimet që janë marrë në Samitin e NATO-s në Madrid, si dhe Konceptin e ri Strategjik të Aleancës që është miratuar, ministri Peleshi ka shprehur garancitë për forcimin e angazhimit të Shqipërisë përkrah aleatëve të saj ushtarakë.

“Shqipëria, jo vetëm që do të vijojë të jetë pjesë e trupave në krahun lindor të Aleancës me prezencën tonë në Letoni, por do të shtojë kontributin edhe në Bullgari, në kuadër të grup-batalioneve të reja, që do të krijohen në disa prej vendeve anëtare të Aleancës.

Ne do të vijojmë të përmbushim me seriozitet dhe profesionalizëm detyrimet në Aleancë dhe detyra juaj, të nderuar ushtarakë, është të shfrytëzoni në maksimum këtë mundësi që ju jepet për të rritur dhe më tej standardet operacionale në mënyrë që të jeni të ndërveprueshëm me homologët tuaj”, ka thënë ministri Peleshi.

Ndërkaq, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e vlerësoi aktivizimin e Brigadës së Forcave të Sigurisë dhe të ndihmës së ushtrisë së SHBA, si një hap të rëndësishëm për të çuar në lartësi të reja marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

“Është e rëndësishme që ju t’i përmbushni të gjitha objektivat tuaja, që u diskutuan edhe në Samitin e NATO-s. Bota ka ndryshuar, ka sfida të reja, të cilat duhet të përmbushen. Çdo aleat duhet të jetë i gatshëm, i përgatitur dhe për këtë arsye jemi të kënaqur për forcën e sotme në mënyrë që të jemi të gatshëm, që NATO të jetë e gatshme”, ka thënë ambasadorja Kim.

“Nën drejtimin e ministrit Peleshi dhe gjeneral brigade Kingjit, forcat shqiptare vazhdojnë të përmirësohen përmes modernizimit, zhvillimit të infrastrukturës dhe ndryshimeve strukturore që do të luajnë një rol të rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë, po për sigurinë rajonale dhe globale. Ndërveprueshmëria e aleatëve të NATO-s është vendimtare”.

Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Manushaqe Shehu, dhe komandanti i Forcës Tokësore, Arben Kingji.

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Proton Cable Prizreni mposhtet me rezultat të thellë nga Peja

Të dielen në “Sezai Surroi”, KB Proton Cable Prizreni...

Ndërron jetë afaristi dhe humanisti Haxhi Kemajl Jonuzi

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjçare afaristi dhe...

Osmani uron Milanoviqin për rizgjedhjen president i Kroacisë: Do të forcojmë partneritetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zoran Milanoviqin...

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort