Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall, sot ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e Dokufest, Linda Llulla.
Gjatë këtij takimi zv. ministri Veshall i ka përcjellur letër rekomanduese nga ministri Hajrulla Ceku, drejtoreshës Lulla, ku rekomandohet që në Dokufest të përfshihen personat me aftësi të kufiziuara.
Njoftimi i plotë:
Sot vizituam DokuFestin në Prizren, u takuam me drejtoreshën Linda Llulla
Përcollem letrën rekomanduese nga ministri ynë, z.Hajrulla Ceku, e cila parasheh që në Dokufest të përfshihen personat me aftësi të kufiziuara, me rastin e shpalljes së vitit 2022 si viti i personave me aftësi të kufizuara nga Qeveria e Kosovës.
Dëshirojmë të falënderojmë menaxhmentin e Dokufestit për ndjeshmërinë ndaj pjesëmarrjes së qytetarëve tanë me aftësi të kufizuara në jetën shoqërore.