Search
TV Prizreni Urë mediale!
Home LAJME Pamje të ndjekjes së kontrabanduesve në veri të Mitrovicës – konfiskohen 900 litra vaj
  • LAJME
  • VENDI

Pamje të ndjekjes së kontrabanduesve në veri të Mitrovicës – konfiskohen 900 litra vaj

TV Prizreni
-
June 28, 2022
0
Pamje të ndjekjes së kontrabanduesve në veri të Mitrovicës – konfiskohen 900 litra vaj

Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në Veri të Mitrovicës kanë parandaluar kontrabandimin e vajit ushqimor në sasi prej 900 litrave.

Sipas doganës, Njësitet e antikontrabandës së Doganës gjatë patrullimit në Mitrovicë (pjesën Veriore) kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë. Oficerët doganor kanë tentuar të ndalin këtë automjet por i njejti nuk i është bindur urdhërave për të u naldur dhe ka tentuar të ikë me automjet.

“Pas ndjekjes nga ana e njësive tona është arritur të ndalohet ky automjet, respektivisht në fshatin Zubq ku edhe është ndaluar”.

Dogana bën të ditur se pas kontrollimit të automjetit janë gjetur 900 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia i cili ishte kontrabanduar në Kosovë.

“Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet në njoftim.

 

 

Previous article E thotë edhe raporti i hulumtimit: Specialja zvarriti çështjet gjyqësore
Next article Fadil Berjani edhe për një mandat në krye të naftëtarëve
TV Prizreni
https://tvprizreni.net

LEAVE A REPLY Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here
You have entered an incorrect email address!
Please enter your email address here

© Newspaper WordPress Theme by TagDiv