Drejtoria e Arsimit në Prizren para disa dite ka njoftuar për përzgjedhjen e gjashtë drejtorëve dhe një zëvendësdrejtor të shkollave në Prizren.
Pë këtë proces ka reaguar aktivistja e shoqërisë civile, Tringa Kasemi. Ajo ka thënë se nuk e kemi mendu në aspektin ‘për sy e faqe’ por pjesë të proceseve përnjëmend.
Reagimi i plotë:
Monitorimi i procesit të përzgjedhjes së
drejtorëve/eve të shkollave në Prizren nga ana e shoqërisë civile (deri tani) përfshiu vetëm dëgjimin e intervistave të kandidatëve/eve.
Realisht asgjë më shumë, pra as informim mbi mënyrën e pikëzimit, as rekomandimet e të gjeturat e shoqërisë civile rreth procesit, të paktën para shpalljes së ‘fituesve’ në faqet zyrtare (përshi këtu edhe pranimin e dokumentacioneve ku nuk ishim prezent).
Kur e kemi përshëndet hapjen e dyerve për shoqërinë civile, nuk e kemi mendu në aspektin ‘për sy e faqe’ por pjesë të proceseve përnjëmend, sigurisht aq sa kemi drejtë.
Sidoqoftë, ne jemi dhe do të vazhdojmë të jemi kërkues të transparencës si dhe do të ipen rekomandimet pavarësisht se a do të merren parasysh apo jo! 🙂