Ukraina do të marrë fondet përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar, raporton theguardian.
Ministri i financave të Ukrainës, Serhiy Marchenko pohoi se“Zoti Lindner [duke iu referuar ministrit gjerman të financave Christian Lindner], ju falënderoj personalisht, ekipin tuaj dhe të gjithë të përfshirë në proces, falë përpjekjeve të të cilëve ne e strukturuam shumë shpejt këtë marrëveshje”.
“Shpresojmë të marrim fonde në të ardhmen e afërt. Ky grant është një kontribut jashtëzakonisht i rëndësishëm për të mbështetur shtetin tonë në këtë kohë të vështirë. Ne e vlerësojmë shumë ndihmën e qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë”, shtoi ai.
Ndryshe, Ukraina ka marrë ndihma të mëdha që prej 24 shkurtit, kur edhe filloi të pushtohej nga Rusia.