Turistë të huaj vizitojnë bukuritë natyrore të ujëvarës së Bogovës

Ujëvara e Bogovës në Parkun Kombëtar të Tomorit në Shqipëri vitet e fundit po tërheq turistët vendas e të huaj, të cilët shijojnë nga afër këtë bukuri natyrore.

Administrata e Zonave të Mbrojtura, Berat ndau momente nga vizita e turistëve të huaj në këtë ujëvarë, që është oazë freskie në këto ditë me temperatura të larta.

“Turistë të huaj tek Ujëvara e Bogovës. Megjithëse në këtë periudhë ka pak ujë, përsëri bukuria qëndron, qetësia dhe freskia është e pranishme, duke të ofruar një oazë në këto ditë me temperatura të larta”, shprehet ADZM, Berat.

Ujëvara e Bogovës, është monument natyror dhe një nga më të bukurat në vend që vizitohet nga mijëra turistë gjatë të gjitha stinëve.

Ujëvara është e lartë 20 metra bie në një pishinë të kaltër e të thellë 12 metra. Ujërat e kristalta, zhurma tunduese e ujëvarës që bie pareshtur nga shpatet, e gjelbërimi që e rrethon, si dhe prania e akullit e bëjnë atë të jashtëzakonshme dhe ndjellëse për turistët.

Siç shkruan kp, Ujëvara e Bogovës është një magnet për të gjithë vizitorët e Malit të Tomorit, një ndalesë ku në verë shuajnë nxehtësinë në ujërat e ftohta dhe në dimër mahniten nga bukuritë që të ofron prania e akullit.

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike

Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e...

Bad News Eagles mposhtë përsëri ekipin FaZe, kualifikohet tutje në Major në Paris

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka shënuar fitore ndaj...

Shqipëria do të pranojë kontingjentin e ri të vaksinave të Pfizerit

Shqipëria do të pranojë të hënën edhe 8,190 doza...

KFOR-i shënon Ditën e Çlirimit, Ulutas: Krenar të komandoj misionin më të madh aktualisht të NATO-s

Misioni i NATO-së në Kosovë, KFOR, përmes një ceremonie...

Kosovarja i shpëton jetën një fëmije 4-vjeçar në Zvicër

Nazlie Selimaj, një kosovare 34 vjeçare nga Aargau ka...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort