Home RAJONI DHE BOTA Spanja pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Spanja pro liberalizimit të vizave për Kosovën

0
Spanja pro liberalizimit të vizave për Kosovën

“Spanja ka një qëndrim konstruktiv dhe ne jemi të hapur për miratimin e kësaj heqjeje vizash për Kosovën”, tha presidenti në një konferencë për shtyp në fund të Këshillit Evropian në Bruksel, shkruan InfoLibre, transmeton Teve1.info

Theksojmë se Spanja është njëra ndër pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, mirëpo Këshilli Evropian ende nuk ka dhënë dritën e gjelbër për kosovarët.

Po ashtu, dje presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Bruksel ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën, ku kërkoi që procesit të liberalizimit të vizave t’i jepet fund, duke theksuar se kjo çështje “ka shkuar shumë larg”.

Ndërkaq, Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se për mosliberalizim të vizave për Kosovën, problemi nuk qëndron te presidenti i Francës, Emmanuel Macron por te ministri i tij i Brendshëm. /teve1.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here