Dhjetëra infermierë që shërbyen gjatë pandemisë, po kërkojnë vazhdimin e kontratave.
Ata u mblodhën të hënën para objektit të Qeverisë, me kërkesën që kontratat t’iu vazhdohen. Ata thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje deri më tash.
“Bac nuk u kry, mbetëm pa punë”, është një nga thirrjet e protestuesve.
Kjo nuk është protesta e parë e tyre. Ministria e Shëndetësisë pati njoftuar se kontratat nuk ishin shkëputur, por kishin përfunduar e se nuk do të vazhdoheshin më.