Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ata janë informuar se në në vijën e gjelbër të pjesës së Republikës së Shqipërisë, në drejtim të Kosovës, janë vërejtur disa dhjetëra refugjatë.
Me të marrë këtë informacion Policia thotë se bashkë me kolegët nga Shqipëria kanë hartuar një planë të përbashkët për ndalimin e hyrjes së tyre në Kosovë.
“Sot me datë 19.06.2022, rreth orës 16:50, Policia Kufitare (DRPK), konkretisht Stacioni policor për mbikëqyrje kufirare- SPMK Vermicë, ka pranuar informatën se në vijën e gjelbër të pjesës së Republikës së Shqipërisë, në drejtim të Kosovës, janë vërejtur disa dhjetëra refugjatë
Me të pranuar informacionin menjëherë në bashkëpunim dhe bashkëveprim me Policinë homologe shqiptare është hartuar një plan taktik për parandalimin e tyre që mos të lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës. Sipas informacioneve patrullat homologe të Policisë së Shqipërisë, deri më tani kanë ndaluar 67 shtetas të huaj (refugjat) ilegal dhe janë duke u marrë me trajtimin e tyre”, thuhet në njoftim