Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista GUXO, Haxhi Avdyli, ka hedhur akuza të rënda drejt kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e quajtur “zëdhënës të Serbisë”.
Avdyli ka shpërndarë një artikull në profilin e tij në Facebook, ku Rama kërkoi mirëkuptim për Serbinë që nuk sanksionoi Rusinë.
Deputeti i VV-së shkroi tutje: “Paska fol zëdhënësi më i ri Qeverisë Serbe”.
Në opinion në Kosovë, kryeministri Rama viteve të fundit ka marrë kritika nga krerë institucionalë e partish. Veç disa ditë më parë, zëvendësministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kishte shpërndarë një postim ku Rama quhej proserb. Por kritika ka pas edhe për liderët e Kosovës për gjuhën e përdorur ndaj krerëve të Shqipërisë.