Home LAJME Policia në Prizren realizon urdhëresat e lëshuara nga Gjykata

Policia në Prizren realizon urdhëresat e lëshuara nga Gjykata

0
Policia në Prizren realizon urdhëresat e lëshuara nga Gjykata

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatës.

Me 15.06.2022, rreth orës 06:45, në Prizren është arrestuar dënuari G.B., 42 vjeçar, m/b/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresë, i njëjti shoqërohet ne stacionin policor ne Prizren.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 3 vite e 3 muaj e 15 ditë burgim, thuhet në njoftim,.tvprizreni.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here