Home LAJME Zbulohen mbetje mortore në Leshan të Suharekës

Zbulohen mbetje mortore në Leshan të Suharekës

0
Zbulohen mbetje mortore në Leshan të Suharekës

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës (KQPZH), ka njoftuar se gjatë gërmimeve në një lokacion në fshatin Leshan të komunës së Suharekës, janë gjetur mbetje mortore të luftës së fundit.

Sipas njoftimit të Komisionit gërmimet do të vazhdojnë edhe nesër.

Rasti është duke u trajtuar nga ekspertët mjekoligjorë në prezencë të hetuesve të Sektorit të Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe eshtrat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e mëtejme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here