Home LAJME Demi: Tërheqja e kursimeve rrezikon shkatërrimin e komplet Trustit

Demi: Tërheqja e kursimeve rrezikon shkatërrimin e komplet Trustit

0
Demi: Tërheqja e kursimeve rrezikon shkatërrimin e komplet Trustit

Instituti GAP është kundër tërheqjes së 30% të kursimeve pensionale nga Trusti. Sipas këtij instituti, tërheqja e mjete do të rrezikonte shkaktimin e një krizë më të madhe financiare në Kosovë. Agron Demi nga ky institut ka thënë në emisionin “60 Minuta” se gjysma e kontributdhënësve do të merrnin vetëm nga 96 euro nga tërheqja e 30-përqindëshit.

“Çmimet e konsumit janë rritur shumëfish dhe e kuptojmë nismën e disa deputetëve. Ne mendojmë se kjo nuk është forma e duhur që të marrin prej kursimeve tona pensionale që ta tejkalojmë këtë krizë. Sipas të dhënave nga Trusti, diku gjysma e kontirbutpaguesve nuk do marrin më shumë se 96.5 euro prej Trustit, kursimet e tyre janë shumë të vogla që ta kalojnë këtë krizë. Këtë e shohim si rrezik ndaj komplet funksionimit të Trustit në të ardhmen nëse i qasemi kursimeve tona pensionale”, ka thënë Demi.

Demi ka thënë se tërheqja mund të rrezikojë bazën pensionale të qytetarëve në të ardhmen. Ai shtoi se frika është se pas tërheqjes së 30-përqindëshit, do të kërkohen të tjera tërheqje që mund të çojnë në krizë financiare.

“Kjo nuk është zgjidhja e duhur për zgjidhjen e krizës sepse Qeveria i ndau 100 euro për 800 mijë euro punëtorë dhe ato u shpenzuan dhe tash ka kërkesa të tjera. Edhe pas kësaj tërheqje frikësohemi se do ketë nismë tjetër për tërheqje nga Trusti”, ka shtuar Demi.

Demi shpjegoi se Qeveria do të përfitonte nga tërheqja e kursimeve për shkak të të hyrave në treg, por tha se përfitimi do të ishte afatshkurtër.

“Për qeverinë në afatshkurtër do ishte përfituese sepse do hynin 600 milionë euro në treg, ndoshta në fund të vitit rritja ekonomike do të ishte më pozitive dhe në afat të shkurtër Qeveria do përfitonte të hyra”, u shpreh ai.

Demi ka theksuar se me këtë tërheqje rrezikohet shkatërrimi i komplet institucionit të Trustit.

“Nëse kjo është një nismë e opozitës dhe populiste që t’i qasemi kursimeve tona pensionale në Trust, është rrezik që komplet institucioni i Trustit të shkatërrohet. Kjo sepse tregjet ndërkombëtare nuk do t’i besonin Trustit në të ardhmen kur Trusti synon të investojë në këto tregje”, ka deklaruar Demi.

Ai ka thënë se reformimi i skemës së ndihmës sociale duhet të jetë prioritet, por sipas tij, jo që të merret kredi për t’u financuar direkt familjet.

“Nuk është e rrugës që të merren kredi nga Banka Botërore që të financohen skemat e ndihmës sociale, të zgjerohet baza, por jo të merret kredi dhe të financohen direkt”, ka shtuar ai.

Kurse, foli edhe për kërkesën e veteranëve për përfshirje në Projektligjin për pagën minimale. Tha se ata po shtyhen nga opozita në protestat që po i organizojnë.

“Edhe shtytja e protestave të veteranëve që të mos shkëputen nga paga minimale, është krizë artificiale që po shtyhet nga opozita sepse nëse paga minimale nuk shkëputet nga pensioni i veteranëve ekziston rreziku që buxheti për pensionet e veteranëve të kalojë mbi 100 milion euro në vit dhe kjo nuk ka mundësi të mbështetet nga buxheti i shtetit”, tha Demi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here