Home LAJME Këshilltari i Osmanit i kundërpërgjigjet zëvendësministrit të Financave: Ku mbetën 2.1 milionë euro?

Këshilltari i Osmanit i kundërpërgjigjet zëvendësministrit të Financave: Ku mbetën 2.1 milionë euro?

0
Këshilltari i Osmanit i kundërpërgjigjet zëvendësministrit të Financave: Ku mbetën 2.1 milionë euro?

Këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentit, Faton Peci, iu është kundërpërgjigjur Zëvendësministrit të Financave, Agim Krasniqi, i cili tha se Presidenca dhe Kuvendi i ndanë për nëpunësit 600 euro shtesa, krahas pagave.

Peci, përmes Facebook-ut, iu referua termit ironik që përdori Krasniqi, përkatësisht “lulëzimin ekonomik”, duke e pyetur se “ku u avulluan 2.1 milionë euro”, duke i referuar vjedhjes së Thesarit të Shtetit.

Tutje, ai ka thënë se në këtë vendim të përmendur nga Krasniqi kanë marrë pjesë në të gjitha partitë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Para se të flisni për “lulëzim ekonomik”, në Kuvend e Presidencë zevendesministri i financave le t’i tregon qytetarëve të Kosovës ku u avulluan 2.1 million euro të taksapaguesve të Kosovës.

Sa për vëmendjen e zv.ministrit dhe të publikut, Kuvendi i Kosovës ia ka rikthyer Qeverisë në rishikim të buxhetit mbi 1.5 milion euro kursime!

Prandaj, zv. ministër (drejtor i buxhetit i PAN-it), ku mbeten 2.1 milion euro?!

P.S./ Vendimi i Kuvendit është kolegjial. Në Kryesi marrin pjesë të gjitha partitë, teksa këtë vendim Kryetarja e Kuvendit nuk e ka votuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here