Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se dy institucionet kryesore në vend, Kuvendi dhe Presidenca e Kosovës krahas pagës së tyre po ndajnë edhe nga një shtesë rreth 500-600 euro për festat e fundvitit.
Krasniqi ka thënë se në Kuvend dhe Presidencë të Kosovës po bëhet “lulëzim ekonomik”.
Ai thotë se nuk po di asgjë dhe nuk paska kuptu e dëgju se në Kosovë ka rritje e lulëzim ekonomik.
Shton se nuk e kupton se si shumë njerëz kanë humbur vendet e punës dhe dy institucionet kryesore në vend po ndajnë krahas pagave dhe shtesa nga 500-600 euro.
Më tej, Krasniqi ka ironizuar me ndarjen e këtyre shtesave, duke pyetur nëse do të ndahen para edhe për sektorin privat.
“A mund te pritet qe dhe stafit tjetër publik, sektorit privat dhe qytetareve qe kane paga te “larta” do t’i ndajnë nga 1000 euro”, vijon reagimi i tij.
Ky është postimi i tij i plotë:
Lulëzim ekonomik për Kuvend e për Presidence të Republikës së Kosovës
Nuk po dije asgjë, unë nuk paskam kuptu e dëgju se në Kosove tani kemi rritje dhe lulëzim ekonomik. Nuk po e kuptoj si dikush ka humbur vendet e punës, si dikush nuk ka marr page fare këtë vit.
Dy institucionet kryesore ne vend, Kuvendi i Republikës sw Kosovës dhe Presidenca e Kosovës këtë e paskan kuptuar sepse tani për festa te fund vitit po ndajnë krahas pagave te tyre te “ulta” edhe nga një shtese rreth 500-600 euro.
A mund te pritet qe dhe stafit tjetër publik, sektorit privat dhe qytetareve qe kane paga te “larta” do t’i ndajnë nga 1000 euro ?.