- Reklama -

PDK-ja akoma s’e ka emrin për kryeministër, Tahiri: PDK-ja do të shënojë fitore të madhe

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, e ka cilësuar lajm të mirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në bazë të të cilit vendi shkon në zgjedhje.

“Kemi pasë një angazhim jashtëzakonisht të madh në shpërbërjen e këtij kuvendi jofunksional dhe në tejkalimin e kësaj krize jashtëzakonisht të madhe politike të shkaktuar pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019. Viti 2020 karakterizohet me dështime jashtëzakonisht të mëdha. Si rezultat i një mashtrimi shumë të madh që ndodhi më 6 tetor 2019 patëm dy qeveri që e degraduan jetën tonë institucionale, ekonominë, arsimin në të gjitha nivelet, si dhe keqmenaxhim të pandemisë”.

- Reklama -

“Më në fund erdhi një lajm shumë i mirë nga Gjykata Kushtetuese që i dha fund kësaj marrëzie të këtij viti shumë skandaloz në politikën kosovare. Besojmë se PDK-ja në zgjedhjet, që ne besojmë se do të mbahen në afatin sa më të shpejtë të mundur, do të shënojë fitore të madhe dhe do ta qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme”.

Tahiri, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se PDK-ja akoma s’e ka emrin për kryeministër.

“Për ne ky diskutim nuk ka filluar sot. Ky diskutim ka filluar shumë më herët. Kemi punuar që vendi të shkojë në zgjedhje dhe ta ndalim këtë degradim. Ne jemi në finalizim të krejt këtij angazhimi dhe besoj që në ditët në vazhdim do të dalim me kandidatin tonë për kryeministër dhe listën tonë zgjedhore. PDK-ja është parti që këtë periudhë ka qenë në opozitë, nuk ka qenë as në qeverinë e parë dhe as në të dytën. PDK-ja është partneri më i besueshëm dhe më i sigurtë i qytetarëve të Kosovës dhe jem të bindur që në këto zgjedhje do të shënojmë fitore të jashtëzakonshme dhe do ta qeverisim vendin”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort