- Reklama -

​AKP e rikthen sot ndërmarrjen Agrokosova tek ish-blerësi nga i cili e mori para disa muajsh

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) , ka njoftuar se pas aktvendimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme për Agrokosovën, sot kjo ndërmarrje do të kalojë tek ish-blerësi.

Më 24 maj 2022, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka pranuar Aktvendimin nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme në të cilën me shumicë votash është vendosur masë e përkohshme ndaj vendimit të Bordit të AKP-së për tërheqjen e aksioneve dhe vendosjen e ndërmarrjes së re Agrokosova nën administrim direkt të AKP-së deri në vendimin përfundimtar të shqyrtimit të padisë së ish-blerësit të Agrokosovës. Me këtë përkohësisht është vendosur që një pronë me interes publik për zhvillimin ekonomik të Kosovës të largohet nga administrimi i një institucioni shtetëror siç është AKP-ja dhe të kthehet nën administrim të palës private, thuhet në komunikatë.

- Reklama -

AKP-ja thotë se planifikon ta bëjë pranim-dorëzimin më 30 maj 2022 në ora 11:00 në objektet e Agrokosovës.

NSH “NBI Suhareka/Agrokosova Holding”- është privatizuar më 27 gusht 2007 nga Blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI” përmes metodës së Spin Off-it Special në valën e 19-të të shitjes në vlerë prej 4,175,999.00 euro.

Kujtojmë se ndërmarrja Agrokosova ishte kthyer në menaxhimin direkt të AKP-së me vendim të kësaj së fundit në muajin shkurt të këtij viti, e ku kishte ndërhyrë edhe policia pasi punonjësit e Agrokosovës nuk kishin pranuar t’i lironin zyrat duke thënë se ajo çfarë po bënte AKP-ja ishte e paligjshme.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort