Home LAJME Albin Kurti takon këshilltarin kryesor të Bidenit

Albin Kurti takon këshilltarin kryesor të Bidenit

0
Albin Kurti takon këshilltarin kryesor të Bidenit

Kryeministri Albin Kurti është takuar me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, por jo në zyrën e tij në Shtëpi të Bardhë.

Sipas ZKM’së, Kurti ka biseduar me Sullivan edhe për dialogun me Serbinë, ku ka theksuar se duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe që në qendër të marrëveshjes ka njohjen e ndërsjellë.

“U bisedua për rreshtimin e Republikës së Kosovës me ShBA-në dhe botën demokratike në dënimin e invazionit dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

Z. Sullivan shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për refugjatët afganë dhe për strehimin e përkohshëm të tyre në Kosovë”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here