- Reklama -

Sindikatat nuk e duan pagën minimale 250 euro

Kryetari i Këshillit Drejtues i BSPK-së, Ali Gashi, ka thënë se sindikatat nuk janë pro pagës minimale 250 euro.

Sipas Gashit, ky propozim ka shkuar në kuvend pa pëlqimin e sindikatave.

- Reklama -

“Është politikë e vetë parlamentit, ne Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, e kemi bërë të qartë që ky propozim i qeverisë nuk është propozim i dakorduar me sindikatat dhe ka shkuar në parlament pa kaluar përmes këshillit ekonomiko-social”, ka thënë Gashi në Info Magazine.

Ai tha se kanë kërkuar në vazhdimësi që këshilli ekonomiko-social të jetë organi që i propozon qeverisë pagën minimale, e pastaj të shkohet në parlament.

“Ne kërkojmë që kjo çështje të kthehet në këshillin ekonomiko-social dhe të thirret këshilli dhe të dakordohemi për këtë pagë minimale”, shtoi ai.

“Ky ligj bëhet për qytetarët andaj konsideroj që duhet të dëgjohet zëri i gjitha kategorive që i mbulon ky ligj. Qeveria duhet ta respektojë legjislacionin që e ka nxjerrë”, vazhdoi Gashi.

Ai tha se duhet të bëhet një analizë e mirëfilltë e gjendjes në të cilën ndodhet vendi.

“Kërkojmë që të merren për bazë të gjitha kategoritë, që në rast se kalohet një pagë minimale duke përjashtuar të dalët nga lufta, askush nuk do ta gëzonte atë pagë”, përfundoi ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort