Home LAJME Haradinaj për aplikimin e Kosovës për në KE: Është lajmi i mirë, Kosova natyrshëm është pjesë e Evropës

Haradinaj për aplikimin e Kosovës për në KE: Është lajmi i mirë, Kosova natyrshëm është pjesë e Evropës

0
Haradinaj për aplikimin e Kosovës për në KE: Është lajmi i mirë, Kosova natyrshëm është pjesë e Evropës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ku ka thënë se ky aplikim është lajm i mirë për vendin.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shtuar se, është jetike që Bashkimi Evropian të ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese.

“Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin. Është jetike për ne që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit”, ka thënë i pari i AAK-së.

Po ashtu ai ka shtuar se perspektive evropiane e Kosovës është e pa alternativë dhe se Kosova është natyrshëm pjesë e Evropës.

“Perspektiva evropiane e Kosovës është e pa alternativë. Si vend kemi ecur para drejt përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian dhe kemi marrë notat më të larta në zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim Asociimit tash e sa vjet. Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane!”, ka përfunduar Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here