- Reklama -

Inflacioni në prill shkon në 11.2%, vajrat shtrenjtohen 51.3%

Inflacioni nuk po di të ndalet në Kosovë.

Ai ka arritur në 11.2 % në muajin prill të këtij viti, krahasuar me normën vjetore e inflacionit e matur në muajin prill të vitit të kaluar, 2021, raporton “Front Online”.

- Reklama -

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (24.3%); mish (13.5%); qumësht, djathë dhe vezë (21.7%); vajra dhe yndyra ushqimore (51.3%); perime (13.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (15.9%); prodhime të ndryshme ushqimore, si salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (11.6%); kafe, çaj dhe kakao (13.6%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5.9%); duhan (4.8%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (8.2%); energji elektrike (17.6% – (ngritja e çmimit të energjisë elektrike është për shkak se në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0,0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid -19 Nr. 07/L-016 neni 15).

Shtrenjtim është vërejtur edhe tek gazi (42.2%); lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (22.0%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (38.8%), raporton “Front Online”.

Kurse, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.5% në muajin prill 2022, krahasuar me muajin mars 2022.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.2%); mish (3.6%); qumësht, djathë dhe vezë (0.9%); vajra dhe yndyra ushqimore (15.6%); pemë (1.5%); perime (5.4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (2.0%); prodhime të ndryshme ushqimore: salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (2.2%); kafe, çaj dhe kakao (0.8%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.6%); pije alkoolike (5.4%); gaz (10.8%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (2.6%); pajisje shtëpiake (2.0%); qelqurina, takëme dhe mjetet e kuzhinës (1.7%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (1.3%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.7%); blerje e automjeteve (1.3%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2.7%); shërbime për transport (3.9%); shërbime hoteliere (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.7 për qind në IHÇK./“Front Online”

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Kosova përparon për tre vende gjatë 2024

Kosova është ngritur për tre vende gjatë vitit 2024...

Çmimet e larta të produketve ushqimore në Kosovë, kërkohet bojkotim të supermarketeve

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Kosumatorit, Iniciativa “Kosova...

BB: Rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 3,8 për qind në vitet 2025

Banka Botërore ka parashikuar se rritje rritja ekonomike në...

Trump shpall tarifa reciproke ndaj të gjitha vendeve, përfshirë Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të...

ASK: Ngritën çmimet e konsumit në Kosovë

Çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort