Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me presidentin e Republikës Dominikane, Lusi Abinader.

Osmani ka thënë se me homologun e saj ka diskutuar për raportet miqësore mes dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

- Reklama -

“Republika Dominikane mbetet aleat i rëndësishëm i Kosovës në Amerikën Latine”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka theksuar se forcimi i pozitës ndërkombëtare është një prej shtyllave kryesore strategjike të politikës donë shtetërore.