Home SPORT Kuka: Laura, kolose e re e xhudos

Kuka: Laura, kolose e re e xhudos

0
Kuka: Laura, kolose e re e xhudos

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka vlerësuar shumë lartë medaljen e argjendtë në Evropianin e seniorëve të fituar nga Laura Fazliu. Laura shkëlqeu në tatami të shtunën.

“E argjendta e Laurës po shkëlqen sot. Medalja e saj e parë elitare, por jo e fundit për kolosen e re të xhudos. Majlinda sot në krye të detyrës së saj. Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka.

Për KOHËN, Kuka është shprehur shumë i lumtur për suksesin e xhudistes 21-vjeçare.

Është medalja e parë nga kampionatet zyrtare për xhudistet e gjeneratës së re.

“Mitrovicës ia siguruam medaljen elitare. Shumë kënaqësi për mua. Laura bëri xhudo shumë të mirë. Presim edhe shumë prej saj”, ka thënë Kuka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here