Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka prezantuar Raportin e Performancës Komunale, me ç’rast tha se ky raport krahasuar me vitet paraprake është dukshëm më i mirë. Nga këto raporte, pastaj komunat do ta përfitojnë grantin për përformancë.
Ai tha se është i përkushtuar që të fuqizohet performanca komunale dhe se pjesëmarrëse kanë qenë 38 komuna, përpos Mitrovicës së veriut.
“Matja është një proces me rëndësi të veçantë. Raporti mblidhet në 19 fusha në kompetenca komunale dhe shprehet përmes programit qeverisës. Jemi përkushtuar ta fuqizojmë përformancën nga komunat dhe kësisoj komunat do ta përfitojnë grantin për performancë”, tha ministri Krasniqi.
E udhëheqësi i Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale, Diellor Gashi, tha se në këto raporte vërehet se është rritur transparenca komunale dhe është shtuar numri i vizitave të qytetarëve nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.
“Raporti vjen si rezultat i punës së përbashkët me zyrtarët për raportim të komunave. 38 komuna kanë paraqitur raportet e tyre, përpos Mitrovicës së veriut. Janë një grup të komunave që reflektojnë një numër të vogël të . sa i përket fushave specifike janë si për shërbimet publike. Vlen të përmendet se është rritur transparenca komunale, te qasja në dokumentet zyrtare, të ndryshme financiare e kështu më radhë. 6 milionë vizita të qytetarëve janë kryer nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare”, tha Gashi.