Qeveria e Kosovë ka vendosur masa të reja parandaluese të COVID-19, pas rritjes së rasteve pozitive.
Këto masa i ka bërë të ditur i pari i MSH-së, Armend Zemaj, derisa ka theksuar se masat e reja janë të vendosura nga të gjitha institucionet shëndetësore.
“Për ta ndalur hovin rritjen e infeksionit, MSH-në, komitetin dhe IKSHPK-në na obligon të marrim masa të reja.
Masat që janë propozuar që të reduktohen stafet në institucionet publike.
Ligjëratat në Univeristete të mbahen vetëm online. Në qendra tregtare ndalohet puna nga ora 21:00 deri në 05:00, ndalohet puna e gastronomisë nga ora 21:00 deri në ora 05”, tha Zemaj./GazetaBlic
- Reklama -