Home LAJME Ambasada amerikane rithekson deklaratën e Donfried: SHBA do të kujdeset për sigurinë në Kosovë

Ambasada amerikane rithekson deklaratën e Donfried: SHBA do të kujdeset për sigurinë në Kosovë

0
Ambasada amerikane rithekson deklaratën e Donfried: SHBA do të kujdeset për sigurinë në Kosovë

Ambasada amerikane në Prishtinë këtë të enjte ka ripërsëritur deklaratën e ndihmëssekretares amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, e cila gjatë vizitës në Prishtinë tha se SHBA-ja do të kujdeset për sigurinë në Kosovë, transmeton Reporteri.net.

Donfried ka thënë se “ju siguroj se angazhimi i Shteteve të Bashkuara dhe ai i aleatëve tanë, mbetet i fuqishëm”.

“Dua të ju siguroj juve se angazhimi i ShBA-së dhe aleatëve tanë mbetet i hekurt. Misioni i KFOR-it, që është forca më e madhe e dislokuar e NATO-s është manifestimi më i dukshëm i përkushtimit tonë të vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, ka thënë Donfried.

Tri ditë më parë, Donfried doli në konferencë për media bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, ku ndër të tjera tha se SHBA dëshiron një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi me njohje reciproke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here