Home LAJME Abelard Tahiri i PDK-së shanë në Kuvend (Video)

Abelard Tahiri i PDK-së shanë në Kuvend (Video)

0
Abelard Tahiri i PDK-së shanë në Kuvend (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, është dëgjuar duke sharë deputetët e pozitës gjatë seancës së sotme.

Deri te eskalimi i situatës erdhi pasi deputetët e Vetëvendosjes nuk e linin të fliste Tahirin, si kundërpërgjigje të bojkotit që iu bë fjalimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nga deputetët e PDK-së.

Tahiri u dëgjua duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë. A robtë jau q*fsha”, derisa vazhdoi t’i binte tavolinës me gotë.

Situata në Kuvendin e Republikës së Kosovës është tensionuar pas fjalimit të ministres Haxhiu e cila ka folur për rastin e ambasadorit të Kosovë në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet si i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

Ajo ka përsëritur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se rasti i Berishajt ka të bëjë me një luftë politike për shkak të zgjedhjeve në Slloveni.

Deri në tensionimin e situatës erdhi kur Tahiri u çua në këmbë, ndërsa Haxhiu po i thoshte “qetësohu”.

“Z. Tahiri nuk ke nevojë me u shqetësu. Qetësohu. Qetësohu. Ju nuk keni të drejtë me i thënë “mbylle” ministres së Drejt/sisë dhe askujt tjetër”, tha ajo.

“Krejt krimet që i keni bë kanë me u zbardhë”, tha ajo ndër tjerash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here