Home PRIZRENI ME RAJON Totaj takohet me kryeshefin ekzekutiv dhe stafin e “Hidroregjioni Jugor”

Totaj takohet me kryeshefin ekzekutiv dhe stafin e “Hidroregjioni Jugor”

0
Totaj takohet me kryeshefin ekzekutiv dhe stafin e “Hidroregjioni Jugor”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka zhvilluar një takim me kryeshefin ekzekutiv dhe stafin e “Hidroregjioni Jugor”.

Gjatë takimit u bë prezantimi i termave të referencës për “Studimin e fizibilitetit për burimet e ujit në jug-perëndim të Prizrenit” si pikënisje e një projekti jashtëzakonisht të rëndësishëm që do të përfshijë pregaditjen e studimit të fizibilitetit dhe në bazë të saj të realizohen investimet kapitale në infrastrukturë për jetësimin e projektit.

Njoftimi i plotë:

Sot së bashku me nënkryetarin Kujtim Gashi dhe drejtorin e Shërbimeve Publike Çelë Lamaj takuam kryeshefin ekzekutiv dhe stafin profesional të KRU”HIDROREGJIONIT JUGOR” SH.A.

Në këtë takim u bë prezantimi i termave të referencës për “Studimin e fizibilitetit për burimet e ujit në jug-perëndim të Prizrenit” si pikënisje e një projekti jashtëzakonisht të rëndësishëm që do të përfshijë pregaditjen e studimit të fizibilitetit dhe në bazë të saj të realizohen investimet kapitale në infrastrukturë për jetësimin e projektit.

Qëllimi i këtij projekti me rëndësi jetike është zgjidhja afatgjatë e sigurimit të ujit të pijes për qytetarët e Komunës së Prizrenit, për 30 vitet e ardhshme.

f

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here