- Reklama -

Bërnabiq: Qëllimi i SHBA-së është njohja e Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se qëllimi i ndihmëssekretares amerikane për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, që vizitoi Serbinë, ka qenë “njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

“Ajo që ka ndryshuar tash është se ata vetëm po dëgjojnë, po e dëgjojnë anën tonë, argumentet tona”, ka thënë ajo për “Pink TV”.

- Reklama -

Sipas saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “shumë më eksplicitë” se Bashkimi Evropian në kritikimin e Kosovës “për gjithçka që s’kanë bërë dhe për qasjen e pasinqertë në dialogun me Beogradin”.

“Si për mosforimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për moslejimin e organizimit të referendumit dhe zgjedhjeve. Pozicioni i tyre është shumë më eksplicit”, ka thënë Bërnabiq.

Sipas saj, “pozicioni i SHBA-së në këtë çështje është duke ndihmuar në rikthimin e Prishtinës në tavolinën e dialogut dhe të vazhdojë dialogu pa marrë parasysh se sa Serbia s’pajtohet me SHBA-në për disa çështje bazike”.

Bërnabiq, që u takua me Donfriedin të martën, ka thënë se takimi iu dedikua ekonomisë dhe prezencës më të madhe të kompanive amerikane në Serbi.

Para vizitës në Serbi, Donfried qëndroi në Kosovë bashkë me emisarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort