Home LAJME Nis verifikimi i pasurisë së ambasadorit Martin Berishaj

Nis verifikimi i pasurisë së ambasadorit Martin Berishaj

0
Nis verifikimi i pasurisë së ambasadorit Martin Berishaj

Agjencia kundër Korrupsionit do të fillojë verifikimin e pasurisë së ambasadorit të Kosovës, në Kroaci, Martin Berishaj.

Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv drejtori i AKK-së, Ylli Buleshkaj.

“Po, gjatë ditës së sotme kemi filluar inicimin e procedurave fillestare të pasurisë së ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj”, është shprehur shkurt Buleshkaj.

Ndryshe, mediumi slloven, Planet TV, raportoi se Berisha dyshohet që i ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për te politikani slloven, Golob.

TV Planet publikoi dokumente që pretendonin se është bërë një bartje e parave nga filiala e kompanisë energjetike GEN-i në Beograd në kompaninë “MB Consulting” që është në pronësi të ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj, të cilat më pas ky i fundit i ka tërhequr dhe ia ka dërguar politikanit opozitar slloven, Robert Golob.

Teksa këto akuza i ka mohuar ambasadori Berishaj.

Derisa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Ministria e Jashtme që ambasadorit Martin Berishaj t’i kërkohet raport me shkrim lidhur me artikullin në një medie në Slloveni.

Kujtojmë, Berishaj është emëruar ambasador në Kroaci në vitin 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here