Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen E. Donfried, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, do të vizitojnë Kosovën.
Ata do ti’i presë në vizitë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi është paralajmëruar për në orën 17:00.
Një orë më vonë, në ora 18:00, zyrtarët e lartë amerikanë do të takohen edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Kjo është vizita e dytë me radhë nga zyrtarë amerikanë, brenda një jave.
Ditën e enjte, vendin e vizituan senatorët e Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis