Me iniciativën e biznesmenëve kosovarë në Zvicër, Qahil dhe Ramadush Emini, në Cyrih janë mbledhur 125 mijë franga (121 mijë euro) për Fondin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Para pak kohësh Qeveria e Kosovës ka themeluar Fondin e Sigurisë, fond i cili ka për qëllim të mbështesë nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Mjetet e mbledhura nga fondi i FSK synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës. Të shumtë kanë qenë qytetarë dhe biznese të cilët e kanë mirëpritur iniciativën për të kontribuar në fondin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.