Fshati Struzhe, një fshat që gjendet jo më shumë se 17 km larg qytetit të Prizrenit dhe me një natyrë mjaft tërheqëse. Është fshati i vetëm shqiptar në mesin e 19 fshatrave të Luginës së Lumbardhit të banuara me popullatë boshnjake e serbe.
Ky lokalitet dikur kishte dhjetëra shtëpi dhe qindra banorë, ndërsa tani këtu jetojnë vetëm 25 familje me më pak se 200 anëtarë.
Disa fotografi që do i shikoni më poshtë tregojnë bukuri magjepsëse dhe të jashtëzakonshme të këtij fshati sidomos në stinën e pranverës.
Vlen të theksohet se karakteristikë e veçantë e atyre pak banorve që jetojnë e punojnë në këtë fshat është, mikëpritja dhe dashamirësia e tyre ndaj vizitorëve.
Fotografitë janë realizuar nga, Bajram Pireci.