Home LAJME Në prag të përfundimit të kampionatit, Gjilani ndan rrugët me Ismet Munishin

Në prag të përfundimit të kampionatit, Gjilani ndan rrugët me Ismet Munishin

0
Në prag të përfundimit të kampionatit, Gjilani ndan rrugët me Ismet Munishin

Pas rezultateve zhgënjyese në javët e fundit në Superligën e Kosovës, klubi i Gjilanit e ka bërë një vendim të papritur, raporton FrontOnline.

Klubi nga Anamorava ka vendosur t’i ndajë rrugët me trajnerin e skuadrës, Ismet Munishi.

Lajmin e ka konfirmuar një burim i sigurtë brenda klubit për FrontOnline.

“Kemi ndarë rrugët me trajnerin Ismet Munishi në mënyrë të dyanshme”, thotë ky burim për portalin.

Ndryshe, Gjilani ndodhet në vendin e tretë me 55 pikë të tubuara, nëntë më pak se lideri, Ballkani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here