Humanisti, Halil Kastrati, sot së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me Zëvendës Kryeministrin, Arben Ahmetaj si dhe me Kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pierin Ndreu, kanë bërë dorëzimin e çelësave të 16 apartamenteve për banorët e Lezhës, të cilët tërmeti i la pa strehim.
“Lezhë – Dorëzojmë çelësat e apartamenteve të reja për 16 familje të komunitetit rom dhe egjiptian, shtëpitë e të cilëve u rrënuan krejt nga tërmeti i dy viteve më parë, ndërsa vijon puna edhe për ndërtimin e 9 banesave të tjera private në lagjen ‘’Shehër’’ të Lezhës![]()
#RESPEKT
për Halil Kastratin, shqiptarin bujar nga Kosova që na u bashkua në përpjekjen tonë për t’u ngritur më të fortë pas tragjedisë së 26 nëntorit
”, ka shkruar Rama.