Home LAJME Grabitje me armë zjarri në filialin e Western Union në Prishtinë

Grabitje me armë zjarri në filialin e Western Union në Prishtinë

0
Grabitje me armë zjarri në filialin e Western Union në Prishtinë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një filial banke në lagjen Dardania në Prishtinë.

Lajmin për Reporterin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se grabitja dyshohet të jetë kryer nga një person i cili po ashtu dyshohet të ketë qenë i armatosur.

“Rreth orës 10:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë . Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i cili po ashtu dyshohet të ketë qenë I armatosur. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, tha Borovci për Reporterin. /Reporteri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here