Home LAJME Kurti: Kosova shënoi përparim në luftën kundër krimit e korrupsionit

Kurti: Kosova shënoi përparim në luftën kundër krimit e korrupsionit

0
Kurti: Kosova shënoi përparim në luftën kundër krimit e korrupsionit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas takimit që pati me senatorët amerikanë, në adresim të përbashkët për media, u shpreh se Kosova është rrëfim i suksesit të rezistencës së popullit ndaj luftës çlirimtare kundër Serbisë.

Tutje ai ka përmendur edhe renditjen e Kosovës sa i përket përparimit në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

”Kosova është një rrëfim i suksesit, i rezistencës së popullit të saj ndaj luftës çlirimtare bashkë me NATO, BE e SHBA. Sot Kosova është krenare me të arriturat e saj”.

”Kosova ka shënuar përparim në luftimin e krimit dhe korrupsionit për shkak se jemi rritur në 17 vende”.

”Nuk kemi harruar ta theksojmë rëndësinë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit nëpërmjet Republikës së Kosovës dhe ShBA”.

”Në takimin tonë të përbashkët kam theksuar që kurrë nuk ka qen më e rëndësishme se tani që të gjitha shtetet demokratike të qëndrojnë bashkë kundër luftës në Ukrainë”.

”Në këtë kontekst Kosova ka mbajt qëndrimin e njëjtë me SHBA, NATO dhe BE e në anën tjetër kemi autokracitë që mund të jenë të ndara nga populli i tyre por po bashkëpunojnë me një tjetrën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here