Home LAJME Pamje nga aksioni i antidrogës në veri të Mitrovicës

Pamje nga aksioni i antidrogës në veri të Mitrovicës

0
Pamje nga aksioni i antidrogës në veri të Mitrovicës

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të Mitrovicës.

Nga Policia kanë thënë se bëhet fjalë për një aksion të njësisë kundër narkotikëve e që po asistohet edhe nga policët e stacionit lokal.

Mediumi lokal Kossev ka publikuar edhe pamje nga aksioni i policisë në këtë pjesë të vendit.

Mediumi raporton se ndërkohë që aksioni po zhvillohet, qytetarë serbë janë mbledhur matanë rrugës.

Kujtojmë se aksione kundër drogës janë zhvilluar edhe të mërkurën dhe të martën, ku janë arrestuar gjashtë persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here