Home LAJME Përfaqësuesi i Francës në OKB: Mbështes perspektivën evropiane të Kosovës

Përfaqësuesi i Francës në OKB: Mbështes perspektivën evropiane të Kosovës

0
Përfaqësuesi i Francës në OKB: Mbështes perspektivën evropiane të Kosovës

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e përherhshëm të Francës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nicolas de Rivière.

Një nga temat e takimit ishte dialogu Kosovë – Serbi.

Të paktën kështu konfirmon ky i fundit nëpërmjet një shkrimi në Twitter.

Ai tha se e mbështet këtë dialog dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

“Rikonfirmova mbështetjen e Francës për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”.
Kryediplomatja e Kosovës mbrëmë e ka përfaqësuar Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here