Home LAJME Lajçak paralajmëron takim ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit

Lajçak paralajmëron takim ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit

0
Lajçak paralajmëron takim ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar sot në Beograd, ku është takuar me me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Lajçak ka dhënë detaje nga diskutimi që pati me Vuçiqin, teksa ka paralajmëruar një takim të presidentit serb me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Sot në Beograd, pata një diskutim të thellë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me çështjet që janë aktualisht në agjendë dhe për të ardhmen e dialogut, përfshirë takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe, sot dhe nesër në Bruksel do të zhvillohen takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, në përpjekje për të gjendur zgjidhje për targat e makinave të Kosovës dhe Serbisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here