Për herë të shtatë radhazi, Bashkimi Evropian në Kosovë do t’i ndajë Çmimin e Vitit një individi apo ndonje institucioni që ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane në Kosovë për gjatë tër vitit të kaluar.
Bashkimi Evropiane ka përzgjedhur 5 të nominuar që kanë qenë shembull në fushat e tyre të punës dhe që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e vlerave europiane
Të nominuarit për këtë vit janë:
– Behare Bajraktari ( Behare M. Bajraktari ) – Themeluese e BB Green Kosova;
– Fahrije Hoti ( Fahrije Hoti ) – Themeluese e Kooperativës Bujqësore Krushë;
– Jovana Radosavljević ( Jovana Radosavljevic ) – Drejtoreshë Ekzekutive e Iniciativës së Re Sociale;
– Samir Karahoda ( @SamirKarahoda ) – Regjisor; &
– Sebahate Hajdini ( Sebahate Hajdini Beqiri ) – Drejtoreshë Ekzekutive e Down Syndrome Kosova.
Le të fillojë votimi. Afati i fundit pët të votuar është e mërkurë, 27 Prill, në orën 17:00!