I dërguari i Bashkimit Evropian për dilogun Kosovë-Serbi, sllovaku Miroslav Lajçak, papritur nesër mbërrin në Serbi, derisa neser ne pasneser në Bruksel mbahen bisedimet për targat mes Kosovës e serbisë, të ndërmjetësuara nga BE-ja.
Njoftimi është dhënë të martën vonë nga shërbimi për media i Presidencës së Serbisë.
Detaje nuk janë bërë të ditura, por sipas këtij noftimi, do të jetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që do ta presë në takim emisarin e BE-së për dialogun mes dy vendeve.
Siç është bërë e ditur, takimi do të mbahet pikërisht në mesditë, në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë.
Presidenca serbe njoftoi se pas takimit do të lëshohet një komunikatë për media. RTK ka kërkuar përgjigje nga zyra për media e BE-së,pas këtij njoftimi të orëve të vona të presidences së Serbisë. Megjithatë të martën vonë në mbrëmje, askush nga zyra për media e BE-së në Bruksel nuk iu përgjigj përpjekjeve të RTK-së për të kuptuar arsyen e kësaj vizite të Lajçakut në Beograd dhe nese i njejti do të vijë më pas në Kosovë.
Ky vizitë e Lajçakut në Beograd, ndodhë në ditën kur në Bruksel takohen grupet punuese të Kosovës e Serbisë në përpjekje për gjetjen e një marrëveshje për targat e autimjeteve. Kjo pasi pas tensioneve të muajit shtator të vitit të kaluar kur Kosova vendosi reciprocitet ndaj Serbisë, serbët lokalë blliokuan rrugët në veri.
Zhbllokimi i tyre ndodhi pasi palët u dakorduan që brenda gjashtë muajve të arrijnë marrëveshje, ndërkohë që u vendos që simbolet shtetërore të tarave të të dy vendeve të mbulohen me stikersa.
Ky dakordim, skadon me 21 prill 2022.