Armend Kryeziu, 19 vjeçari prizrenas po shkëlqen në klubin e tij prizrenas, FC Prizreni.
Vetëm gjatë këtij stinori, për 6 ndeshje ka shënuar 6 gola. Përndryshe gati në çdo lojë të këtij stinori ai ka shënuar.
Ai thotë se është në formë mjaft të mirë dhe pret ta vazhdoj këtë. Sipas tij kjo formë e mirë e tij vjen për shkak të stërvitjeve dhe ushtrimeve të ndryshme edhe individuale.
Kryeziu njihet si futbollist me shpirt “luftarak”, nuhatje të mirë të golit dhe i pa falshëm para portës kundërshtare.
Klubi FC Prizreni, ku Kryeziu bënë pjesë gjendet në Ligën e Dytë të Kosovës.