Home LAJME Vranësira dhe reshje shiu sot në Prizren

Vranësira dhe reshje shiu sot në Prizren

0
Vranësira dhe reshje shiu sot në Prizren

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Njëjtë do të jetë moti edhe në ditët e ardhshme, ndërsa siç njofton IHK-ja, nga dita e enjte parashihen rritje të temperaturave.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve pritet të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-19 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por këto temperatura të ulëta nuk janë të mirëseardhura për fushën e bujqësisë”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here